Edhe më pak se një orë na ndan nga nisja e protestës së opozitës. Kryeministria dhe Ministria e Brendshme janë rrethuar me gardhë metalikë dhe shumë forca policie kanë nisur të mblidhen aty.
Në disa rrugë janë vendosur më shumë përforcime, janë bllokuar në mënyrë që të mos kalojnë makinat. Gjithashtu janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të filmuar çdo person që mund të ushtrojë dhunë.
Reth 1500 policisë të pajisur me maska kundragaz do të jenë të gatshëm që bashkë me zyrat e Ramës të mbrojnë edhe Kuvendin e Shqipërisë.