Opozita e bashkuar joparlamentare ka dalë sërish në protestë përpara Drejtorisë së Policisë këtë paradite, pas asaj që ndodhir mbrëmë.
Prej disa minutash mbashtetësit e opozitë kanë bllokura rrugën përpara Drejtorisë së Policisë, ndërsa pritet që protestës t’i bashkohet edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Sakaq, i pranishëm në këtë protestë është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka thënë me tone të ashpra se oppzita nuk do të ndale, ndërsa u bën thirrje qytetarëve ta tërheqin Ramën zvarrë.
“Ajo që ka rëndësi është se këta banorë kanë dalë në mbështetje të protestueseve. Ata janë dhunur si me Sahit Dollapin. Ata janë dhunuar me urdhër të Edi Ramës. Deklarata më e turpshme është deklarata e Edi Ramës për të ushtruar opozitën. Nëse Edi Rama grushton, grushtim do të gjejë. U bëj thirrje shqiptarëve ta marrin zvarrë dhe ta hedhin në koshin e plehrave.Dje Edi Rama nuk sulmoi thjeshtë opozitën. Dje Edi Rama kërkonte luftë më qytetarët shqiptarë dhe tani të presi përgjigjen. Opozita do të bëjë gjithçka me çdo mjet me çdo mënyrë. Çdo mjet dhe çdo mënyrë! Zjarr e benzinë për të shpëtuar Shqipërinë. Këtu nuk bëhet fjalë për karrige”, ka thënë Balliu.
I pyetur më tej nga gazetarja e News 24 Dorjana Bezat se çfarë do të ndodhë nesër, Balliu dha deklaratën e fortë se jemi në gjendje lufte dhe do vazhdojë lufta. Sipas tij duke qenë në këto kushte nuk mujd të parashikohet se çfarë do të ndodhë.
“Ai dje i shpalli luftë shqiptarëve dhe jo opozitës. Dhe meqë i ka shpall luftë qytetarve të marrë përgjigjen. Edi Rama nuk do e shijojë pensionin, por në dyert e gjykatave. Kjo nuk është protestë por revoltë kombëtare. Jemi në gjendje lufte. Dhe këtu nuk mund të parashikosh çfarë mund të ndodhë. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen për aferat që ka bërë. Ne nuk do ia falim dhe nuk do ia harrojmë lotët e nënave shqiptare. Nesër vazhdon lufta kundër atij që ka uzurpuar vendin. Nuk ka më ndalesa’, tha Balliu