Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e PD, Spahiu: Më e vogla dhe më e dështuara në historinë e Shqipërisë

09:10 / November 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3554 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha nisi dje para Kryeministrisë ‘Foltoren 2’, ku u braktis nga militantët e Partisë Demokratike, pasi pjesëmarrja në protestë ishte e vogël.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi këtë protestë si më të voglën në histori. Ai tha se protesta tregoi se PD ka degraduar në nivelin e shoqatave.

“Protesta e sotme tregon se është protesta më e vogël në historinë e Shqipërisë të kësaj partie. E para flasin numrat dhe nuk është pjesë e dobësinë organizative të Berishës por provë dhe fakt i humbjes së mbështetjes ndaj PD. Berisha është përpjekur për të organizuar protestë në ditë më të vështira. Ai sot tregoi se ka arritur dhe e ka degraduar partinë në nivelin e shoqatave. Edhe shoqatat kanë bërë protesta më të mëdha se PD sot, edhe partitë e reja kanë bërë protesta më të mëdha”, tha ai.

Teksa u ndal tek partitë e reja, Spahiu deklaroi se gabimi i tyre ka qenë koalicioni që bënë me Sali Berishën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Juristi theksoi se në zgjedhjet e ardhshme, partitë e reja nuk do të marrin asnjë bashki.

“Unë them se partitë e reja do ta kenë të vështirë sepse dy partitë kryesore të reja si ‘Shqipëria bëhet’ dhe ‘Mundësia’, bënë një gabim sepse u futën në koalicion me Berishën, pasi kjo të sjell një goditje të rëndë. Në zgjedhjet e ardhshme partitë e reja nuk marrin dot asnjë bashki dhe PD do të jetë në kufinjt që do të marrë 3 ose 4 bashki. PD është parti e kapur dhe e marrë peng si parti”, tha ai.

Një koment juristi e pati edhe për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë me BE ‘Bujqësia dhe Kohezioni’. Spahiu u tregua optimist se vendi ynë do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.  

‘Shqipëria ka një moment historik ku për shkak të interesave gjeopolitike procesi i zgjerimit të BE është më shumë në interes të BE se në atë të Shqipërisë. Më shumë interesa ka BE dhe do ta pranojë Shqipërinë, është çështje kohë, Shqipëria ka bërë hapa para. Shqipëria është shumë pranë BE’, tha ai.

e dështuara Kreshnik Spahiu PD Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.