Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj tha se për shkak se nuk është më pjesë e PD-së, nuk do të ishte e hijshme që të bënte komente lidhur me aksionet, që e konsideroi thjesht si një segment të opozitës. Alibeaj tha se masiviteti i protestave të 2019-ës ishte ku e ku më lart se protesta e djeshme e bërë nga Partia Demokratike e Sali Berishës.
”Protesta ishte për të testuar madhësinë në publik dhe pas kësaj proteste mund të thuhet se publiku e ka braktisur. Shumica e shqiptarëve e ka braktisur Edi Ramën, pasi ai mori 48 % në 2021, pra nuk ishte shumicë. Tani çështja është se pse këtë segmentin e opozitës nuk e mbështesin shqiptarët? Për të qenë korrekt me shqiptarët mund të them se kështu e kanë zgjedhur dhe kështu le të vazhdojnë”, tha Alibeaj në ”News 24”.
Për të ky segment opozitar nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve. ”Humbi zgjedhjet në Kukës, nuk po përfshij Himarën se ka hije dyshimi, humbje në zgjedhjet e 2023-it, pra këta nuk përfaqësojnë më shqiptarët që nuk duan qeverinë e Edi Ramës. Dhe prova e dhimbshme ishte protesta e djeshme”, tha Alibeaj. Më tej Alibeaj shtoi se nuk mundet kurrsesi që PD ka drejtuar tytat drejt drejtësisë së re. ”Pavërësisht problemeve që ka drejtësia, PD duhej të mbështeste SPAK dhe GJKKO, pasi një drejtësi që godet nga pushteti duhet parë si aleate”, tha Alibeaj.
