Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka folur rreth tubimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se protestat e kësaj të premteje në Beograd mund të përshkallëzohet në një luftë cvile.
“Edhe vrasjet, sipas pikëpamjeve të miat mund të jem gabim, por sipas pikëpamjeve të mia janë vrasje të organizuara nga vetë struktura të caktuara ëpr të legjitimuar një presion të tillë, ëpr të mnsiur fushatën e proklamuar nga Vuçiç për dorëzimin e armëve të kalibra vbe të ndryshëm, sepse kështu mund të bëhet demilitarizimi i qytetarëve. Kështu armët vendosen nën kontrollin e shtetit dhe vetëm struktura të caktuara kanë posedim të armëve, në rast të një konflikti të mundshëm pasi sot protesta është fillimi i një lufte civile brenda Beogradit”,-tha Shala.
Sipas tij, përflitet se në Beograd mund të ketë edhe një sulm ndaj Ambasadës Amerikane, duke shtuar se e gjithë kjo situatë mund të jetë skenar i Vuçiç për “të shpëtuar” nga marrëveshja e Asociacionit.
“Mund të presim një aktivitet të tillë, i cili ka për qellim djegien e ambasadës, që mund të reflektohet me dorëheqjen e qeverisë dhe të presidentit. Ky është skenari me të cilin Vuçiçi në njërën anë do të shpëtojë nga marrëveshja finale, pasi në fund të qershorit është asociacioni “merre ose leje” dhe do t’i iki kësaj mundësie, kështu që ai mund të japë dorëheqjen”.