Nën moton e mosbindjes civile, PD ka inicuar dhe po realizon një demostrim në qytetin e Tiranës me mijëra protestues, të ardhur edhe nga rrethet e tjera të vendit, të cilët e kanë nisur këtë veprimtari që nga ora 18.00 dhe vazhdojnë duke u zhvendosur në qendra të ndryshme të Tiranës me një intensitet të shoqëruar me molotovë, flakë e tym.
Pra është një protestë me bomba dhe molotov.
Për të folur se çfarë synon kjo protestë dhe se çfarë do të ndodh më tej është i ftuar në studion e emisionit “Drejt”, Adriatik Lapaj, drejtues i Partisë “Shqipëria Bëhet”.
“Nëse i fton njerëzit në mosbindje civile, i fton në moszbatim të ligjit. Në thelb kjo është. Nëse është kështu, kryetari i kësaj partie pse nuk e shkeli ligjin dhe ta thyente sot masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Pra ta demostronte ai i pari mosbindjen civile ndaj ligjeve të republikës. Ti nuk mund të ftosh mijëra njerëz të tjerë që të mos i binden ligjit kur ti i bindesh ligjit. Nuk mundesh ti të zbatosh ligjin duke ndejtur në arrest shtëpie dhe ti thuash njerëzve nga ballkoni dilni ju dhe shkelni ligjin.”