Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video nga viti 2017, ku shprehej se “ebola e Shqipërisë është Rilindja”, duke e konsideruar qeverisjen e vendit një sëmundje të tmerrshme.
Ish-presidenti thekson se ky mesazh është më aktual se kurrë, ndërsa shton se duhet bërë çdo gjë që vendi mos të braktiset.
“Ky mesazh i dhënë në vitin 2017 është sot me aktual se kurrë. Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje. Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet”, shkruan Meta.