Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar rreth trazirave të shkaktuara në 6 ditët e fundit në vendin tonë pas vrasjes së Klodian Rashës.
Në një lidhje “Skype” me emisionin “Open”, Ngjela tha se politikanët shqiptarë kërkojnë destabilizim të vendit, pasi në të kundërt rrezikojnë shumë nga Reforma në Drejtësi.
Ngjela e arsyetoi thyerjen e semaforëve nga të fëmijët si një akt aspak normal, por ligji nuk i prek dhe për këtë fëmijët përdoren shpesh në protesta.
“Unë me leninizmin nuk kam punë. Që në ditët e para, policia ka qënë në nivele mizerabël. Policia 2 ditët e para ishte mizerabël që dukej sikur ishte edhe Rama me shkelësit. Por shyqyr zotit paska qënë ai Ministri i Brendshëm. Unë nuk jam për ta marrë pushtetin në këtë formë, me dhunë dhe me shkatërrim. Pushteti merret me votë. Policia vetëm rreh kur shkelet ligji. Pushtet me protestë para kryeministrit nuk merret. Të gjithë këta rrezikohen nga reforma në drejtësi dhe kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. Protesta e vrasjes, pse duhet të djegësh teatrin e operave, semaforët etj. Me 150 mijë në protestë, kryeministri jep dorëheqjen. Por ja e dha dorëheqjen? Çfarë do të bëhet. Shkatërrimin e kërkon dikush. Të rinjtë janë të vegjël deri kur të sulmojnë. Fëmijët përdoren me shumicë sepse nuk i kap ligji. Si mund të vendosësh një fëmijë që të djegësh institucionet, semaforët? Nëse do e kishin bërë të rriturit do të flisnim ndryshe. Klasa politike rrezikohet nga reforma në drejtësi”.