Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shoqërimin në polici të disa prej protestuesve që ishin kundër rritjes së çmimit.
Me anë të një postimi ai shkruan se dhjetëra qytetarë u ndaluan dhe u futën në furgonat e policisë pasi po protestonin për të drejtat e tyre.
Ai e dënon këtë veprim teksa kërkon ndalimin menjëherë të këtyre akteve antikushtetuse.
“Stop terrorit çnjerezor antikushtetues te narkoshtetit ndaj protestuesve paqesor!
Të dashur miq, protesta madhështore e dhjetëra mijëra qytetarve të Tiranës dhe Durrësit kundër narkoqeverisë për rritjen e papërmbajtur, spekullative të çmimit të naftës dhe ushqimeve u shoqërua nga dhunë dhe terror antiligjor, antikushtetues, çnjerëzor i narkopolicisë së Kreut të Meduzës. Dhjetëra e dhjetëra qytetar u ndaluan, u futën në furgonat e policisë dhe u ndrynë në komisariatet e narkopolicisë.
Ndërkohë që sipas ligjeve dhe kushtetutës së vendit, pengimi në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar, duke përdor dhunën fizike ndaj protestueseve, shoqërimi i tyre me dhunë, në parlament është vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe dhunën banditeske ndaj protestuesve paqësor, kërkoj ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve antikushtetuese që dhunojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Sb” shkruan Berisha.