Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe është i gatshëm që të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake.
Vendimi vjen pasi liderët e partisë ranë dakord që t’i kërkonin Presidentit dhe Kryeministrit të tërhiqeshin nga posti pas një kërkese nga populli.
“Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit.
Ndërkohë mijëra protestues u ngritën sot në demonstratë kundër qeverisë për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.