Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 6 protestuesit e opozitës të cilët u arrestuan.
Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre nga të arrestuarit dhe ka liruar tre të tjerë.
Kështu në burg kanë mbetur Dorjan Protoduari, Mariglen Doçi dhe Emiljano Mustafa. Ndërsa janë liruar Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbën Kola.
Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës, ish deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari e cilësuan vendimin si politik.