Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protestat e opozitës/ Spahiu: Po konsumohen protestuesit! Të hënën te bashkia, të martën te rrugica, të enjten te parlamenti

22:19 / June 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1702649515xspahiupng 402
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në “Frontline” protestën e opozitës sot para parlamentit.

Spahiu mendon se protestat janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, por mendon se aktivistët e opozitës po konsumohen me shumë kauzat pa çuar asnjë deri në fund.

“Unë parimisht i qëndroj mendimit që nuk ka protestë të dëmshme, janë të dobishme për sa kohë nuk ka viktima. Çdo protestë e vë shtetin në pozita më progresiste dhe më në kontroll. Shqipëria nuk ka sistemi dypartiak. Në 1990 ne e futëm Shqipërinë në pluralizëm.

Kjo është komoditetit që kemi. Çdokush që e konsideron veten opozitar bën mirë të protestojë,. Nëse protesta dështon i bën dëm opozitës. Çdo parti duhet të protestoj kur merr përmasa ndërkombëtare çështja e korrupsionit. Çështja është sa e suksesshme është kauza dhe sa mbështetja popullore. Në Shqipëri protestat janë politike dhe nuk kapërcejnë kufijtë e partisë.

E dyta është shpërndarja e kauzave dhe konsumimi i protestuesve. Të njëjtë njerëz protestojnë të hënën te bashkia, të martën te rrugica, të ënjtjen te parlamenti. Këta aktivistë konsumohen. Produkti i protestave, të korrat i korr ditën e zgjedhjeve.

Rezultatin do ta shikojmë në prill të 2025. Këta kanë qenë të suksesshëm në dy elementë. E para kanë marrë protagonizëm dhe kanë lënë në hije disa faktorë të tjerë politikë përfshirë PD zyrtare dhe ka mbulim më të fortë mediatik. Këta kanë marrë 24 orë hapësirë e cila është ushqimi politik. Në strategjinë e tyre janë në rregull sot për sot. Se çdo do të arrijnë nesër jam skeptik.“

protestat rrugica spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.