Një protestë e papritur është duke u zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Një grup protestuesish me simbolet e komunitetit LGBTI, po marshojnë të shoqëruar edhe nga forca policie.
Për shkak të marshimit protestues, disa patrulla policie kanë bllokuar edhe kalimin e makinave në këtë segment.