“Dorëzimi” nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë që një pjesë e serbëve të Kosovës të reagojnë ashpër ndaj pranimit të propozimit europian nga Serbia, si kornizë e re negociuese për marrëveshjen finale.
Iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe” njoftoi se të mërkurën do të mbajë një protestë në Mitrovicën e Veriut kundër Vuçiç-it. “Politikat e tmerrshme negociuese nga presidentit Vuçiç dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re”, rreshtohen mes arsyeve të këtij manifestimi.
Serbët do protestojnë kundër sulmeve të vazhdueshme me motive etnike, prezencës së njësive të armatosura të policisë së Kosovës dhe uzurpimit të pronës private të qytetarëve nga qeveria Kurti.