Sikundër ishte lajmëruar, disa aktivistë të Shoqërisë Civile kanë protestuar pasditen e kësaj të hëne para Prokurorisë së Tiranës, lidhur me vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. E reja u dhunua barbarisht nga persona të paidentifikuar në muajin gusht në Tiranë.
“Drejtësi për Joy-in”, “Neglizhenca shtetërore e vrau Joy-n”, “Ne duam drejtësi për gratë”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në protestë.
Protestuesit hodhën edhe bojë të kuqe në murin e godinës së Prokurorisë.