Kancelari gjerman Olaf Scholz u gjend papritur i rrethuar nga dy gra “topless”, të cilat në shenjë proteste kërkuan një embargo ndaj importeve të gazit rus.
Scholz po bëhej gati për të bërë një fotografi, kur dy aktivistet u afruan dhe hoqën bluzat e tyre, e ku në trup kishin shkruar: “Embargo gazit rus tani”.
Ekipi i sigurimit të kancelarit reaguan menjëherë dhe i larguan dy gratë protestuese
Ky veprim vjen pas deklaratave të bëra më herët nga Scholz, i cili nuk e sheh embargon ndaj importeve të gazit rus si një zgjidhje që do të çonte në përfundimin e luftës në Ukrainë.