Djegia e gomave në protestën para Bashkisë së Tiranës, shkakton ndotjen më të rrezikshme që i bëhet ambientit. Kështu e shpjegon dietologia e njohur, Blerina Bombaj efektin e akteve të protestuesve të opozitës çdo javë përpara bashkisë.
Bombaj shprehet se të gjithë elementët toksikë kthehen në tokë përmes shirave dhe helmojnë ushqimin, duke theksuar se me këto veprime protestuesit dëmtojnë vetëm banorët e këtij vendi.
“Djegia e gomave është ndotja më e fuqishme dhe më e rrezikshme që mund t’i bëhet ambientit! Të gjithë elementët toksikë kthehen në tokë nëpërmjet shirave dhe helmojnë ushqimin. Kujt po i bëni dëm kështu? Vetëm banorëve të vendit”, shkruan Bombaj.