Teksa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po mbante fjalën e tij para protestuesve të opozitës në dyert e Kuvendit, protestuesit po tentonin të çanin gardhin e policisë.
Por Basha nuk përmendi fjalën protestë paqësore, por tha se asnjë gardh nuk ndal vrullin popullor për ndryshim.
“Nuk ka gardh e tel me gjemba që ndal vrullin popullor për ndryshim, ndryshimi ka nisur e nuk do të kthehet mbrapsht”, tha Basha teksa protestuesit vijonin të përplaseshin me policinë.
Kreu i PD-së vijoi se Rama do të largohet për azil politik dhe se demokratët do të zgjidhin hallet e problemet e shqiptarëve.