Deri tani protesta e opozitës është shoqëruar me tensione të herë pas hershme, teksa protestuesit kanë tentuar të çajën kordonin e policisë. Më pas ata janë ulur në shesh.
“Këtë punë kemi ne, se mos kemi punë tjetër”, tha kreytarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ajo kërkoi që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duhet t’u japë ujë policëve. “Ata që janë brenda tu blejnë ujë se po u thahet buza policëve. Ne ua japim po të shkretët nuk i marrin se kush mer gjë nga dora e protestuesit pushohet nga puna”, tha Kryemadhi.