Provimet e Maturës Shtetërore të këtij viti do të korrigjohen në mënyrë elektronike në pjesën e pyetjeve me alternativë. Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thotë se përdorimi i teknologjisë minimizon gabimin njerëzor si dhe redukton kohën e korrigjimit të provimeve.
“Rritja e besueshmërisë në procesin e korrigjimit, rritja e saktësisë, pra minimizimi i asaj që e quajmë gabim njerëzor, lehtëson procesin maksimalisht. Ne synojmë të fitojmë pak më shumë kohë”
Rezana Vrapi shpjegon për Ora News se testi do të skanohet e më pas do të kontrollohet e vlerësohet në kompjuter.
“Pjesa tjetër që janë pyetjet me zhvillim, ose edhe eseja, do të korrigjohen nga mësues të shkollave të mesme, të certifikuar”
Ministria e Arsimit synon që vitet e ardhshme ta përdor teknologjinë edhe në korrigjimin e pyetjeve me zhvillim.