Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin. Drejtuesi politik i PS për qarkun Dibër, Blendi Klosi tha se PS do të triumfojë sërish. Gjatë fjalës së tij, Klosi shtoi se PS është një parti që ka kaluar shumë sfida, por më e madhja mbetet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë.
“Të partisë mbi 100 mijë anëtarë, që merr 1 mln vota në veri e jug, në diasporë po ashtu, e cila fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithë ju me vete. Të partisë që drejtohet nga Rama, vizionari, që shndërroi Shqipërinë në një vend të gatshëm për të hyrë në BE. Mirë se keni ardhur në këtë shesh të madh, simbol i transformimit të Shqipërisë Evropiane. Erdhëm këtu me vallet dhe harenë e Dibrës, ashtu siç pritëm Ramën kur inauguroi rrugën e Arbrit.
Ne jemi parti e madhe që kemi kaluar sfida, por sfidën më të madhe e kemi me mirëqenien e qytetarëve. Të sigurt se do të fitojmë përsëri, qarku i Dibrës do të shndërrohet si gjithë Shqipëria, që do të votojë masivisht PS. Ka një lider që atë që premton e bën, na ka premtuar të gjithë ne socialistëve dhe shqiptarëve se do të jemi pjesë e BE brenda këtij mandati. Prandaj të votojmë masivisht Ramën dhe PS”, tha Klosi.