Në një kohë që Kuvendi ka vendosur të mbajë seancë të jashtëzakonshme për dekretin e Presidentit Meta për Marsida Xhaferllarin, Arta Vorpsi zyrtarizoi emërimin e saj si anëtare e Kushtetueses tek noteri. Por duket se PS distancohet nga ky veprim i Vorpsit.
Nënkrytari i KQZ-së Denar Biba ka reaguar ndaj këtij veprimi të Vorpsit, duke e quajtur shfaqje të njëanshme të vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm.
POSTIMI I DENAR BIBËS
Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana.
Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!