Analisti Arben Meçe, ka komentuar mbledhjen e Asamblesë të PS. Meçe thotë se në fokus të mbledhjes do jetë riorganizimi i partisë, si edhe një analizë se deri ku janë zbatuar direktivat e lënë në Kongresin që u mbledh pak kohë më parë.
“Është asamble që është në rutinën e aktiviteteve. Duhet thënë që janë të organizuar, strukturuar me një formacion të qartë, organizim në ndryshim nga të gjitha grupet e tjera. Është asamble post kongres, disa objektiva janë të shpallura.
Lexo edhe :
Related Posts
Është një asamble që ka të bëjë me probleme organizative, janë që të mbajnë të karikuar këtë parti në kuadër të zgjedhjeve të reja. Krahas 7 platformave programore të qeverisë që u diskutuan qartë në panelet para kongresit dhe pastaj u shpallën nga Rama, jemi në këtë kuadër tashmë.
Do bëhet edhe një analizë deri ku është zbatuar direktiva e kongresit. Iu zgjidh sekretariati, por votëbesimin do e bënte kjo asamble. Është një organizmin tipik partiak”, tha Meçe.
Ai thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi Rama është i konsoliduar dhe përballë nuk ka asnjë parti që i rrezikon pushtetin.