Partia Socialiste e ka gati emrin e kandidatit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 Gusht.
Kandidatura më e volitshme e menduar nga PS është ajo e prefektit të qarkut Vlorë Vangjel Tavo.
Gjithsesi do të jetë Kryesia Socialiste e mbledhur pak minuta më parë ajo e cila pritet të thotë fjalën e fundit për këtë kandidaturë.