Partia Socialiste në mbledhjen e kryesisë së saj ka vendosur dhe ngritjen e grupit të Task Forcës për koordinimin dhe administrimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në përbërje të këtij grupi janë Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Damian GJiknuri, Sandër Lleshaj dhe Arben Pëllumbi.
Ajo që bie në sy është përfshirja e Fatmir Xhafajt në këtë grup. Më herët kryeministri Rama tha se të dielën të deleguarit në qarqe do të prezantojnë edhe kandidaturat për kryetar bashkie në të 61 njësitë administrative të vendit.