Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora hodhi idenë e një protestë që do të zhvillohet nga PS gjatë ditëve në vijim. Tubimi ngjan si një anti miting dhe demostrim force, që deputeti i PS e cilësoi si “protestë paqësore”.
“PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët. Edhe për protestat tani, ka adhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës. Marrëzia e protestave po i pengon qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë. Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike”, tha deputeti Ulsi Manja.