Partia Socialiste zhvilloi pasditen e sotme një takim elektoral në Vaun e Dejës ku kandidati i saj Mark Babani do të tentojë të thyejë më 30 qershor hegjemoninë 30 vjeçarë të së djathtës. Deputeti dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Shkodër, Ditmir Bushati, shprehu bindjen se më 30 qershor, qytetarët e kësaj bashkie do të votojnë paqësisht për Babanin dhe për alternativën e majtë. “Ka ardhur koha që pas 30- vitesh t’ia besoj punën PS, Mark Babanit, djalit të zonës suaj. Marku është njeriu i punës. Si njeh as labirinthet e politikës, as maskaralliqet e politikës. Besojmë se kjo është arma kryesore për të filluar një transformim të Vaut të Dejës. Ka nevojë kjo bashki për një plan rregullues, për një kopsht dhe çerdhe publike, ka nevojë për një emancipim dhe një barazi më të madhe mes grave dhe burrave.
Më 30 qershor me qetësi, vëllazi të kryejmë zgjedhjet, t’i japim mbështetje Markut dhe koalicionit tonë progresit, vizionit tonë për një bashki ndryshe në Vaun e Dejës, për t’i dhënë hov të ri transformimit”, deklaroi Bushati.
Marku është djali i kësaj zone, nuk ka nevojë për shumë prezantim. Është njëri prej jush, një sipërmarrës I suksesshëm që gjithë suksesin e ka bërë falë djersës së tij. Është ai njeri I cili ka vendosur për të ndërtuar emrin e tij këtu në Vaun e Dejës. Kur fillimisht i kërkuam Markut që ai të ishte kandidati jonë, i socialistëve, i demokratëve I progresistëve këtu në Vaun e Dejës, Marku më thoshte unë s’jam marrë asnjëherë me politikë, s’kam asnjë lidhje me të majtën etj. Është sakrificë për një njeri të suksesshëm si Marku për të kandiduar në Vaun e Dejës dhe për të ndërtuar një histori suksesi për banorët e kësaj zone. Jam i bindur se për Markun do të jetë disa herë me e lehtë sepse Marku do të ketë mbështetjen e pakufizuar të kryeministrit Rama për të jetëzuar projektet që ka Marku, PS , koalicioni ynë I gjerë që edhe këtu në Vaun e Dejës të hapet një kapitull i ri për njerëzit”, tha Bushati.