Partisë Socialiste i ikën edhe një tjetër deputet ‘veteran’ nga radhët e saj: Valentina Leskaj. Leskaj, e cila mban postin e nënkryetares së Kuvendit, ka deklaruar sot për mediat se personalisht ka vendosur të mos kandidojë më për deputete.
“Nuk do të kandidoj më për deputete, sepse pas 15 vjetësh kontribut, mendoj se duhet të largohem dhe t’i hap rrugën njerëzve të rinj. Nuk është një zgjedhje e momentit, por një zgjedhje e menduar mirë. Nuk do të jem në parlament, por do të jem e angazhuar,” përfundoi Leskaj. /TiranaNews/