Partia Socialiste, në raport me 2015, ka humbur thuajse të gjithë aleatët e saj me peshë në elektorat. Ajo ka humbur mbështetjen e thuajse 16 partive që në 2015 i kishte në koalicion, por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, shumica e partive që janë larguar nga koalicioni kanë një mbështetje të konsiderueshme te votuesit. Në total të 16 partitë që janë larguar nga koalicioni me PS-në në 2015 kanë arritur të marrin si votë për këshilltarë plotë 435 mijë vota, ose afro 30 mijë vota më shumë se sa ka marrë PS e vetme. Natyrisht që aleati kryesor që ajo ka humbur është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në zgjedhjet e 2015 arriti të sigurojë një nga rrezultatet e saja më të mira. Ajo arriti të marrë rreth 260 mijë vota dhe duke rivalizuar edhe dy partitë kryesore, pra PS dhe PD, raporton Gjurma.al. Një tjetër aleat me peshë që i është larguar kësaj here socialistëve është e Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit. Në zgjehdjet e shkuara ajo mori afro 60 mijë vota dhe duke dhënë një ndihmesë të konsiderueshme koalicionit në fitoren e shumë bashkive. Forca e tretë që i largohet PS-së nga koalicioni në këto zgjedhje është edhe Fryma e Re Demokratike. Ndonëse deri më tani ajo nuk është shprehur publikisht për këtë gjë, FRD e Bamir Topit nuk ishte në listën e partive që firmosën javën e shkuar koalicionin me PS-në. FRD në zgjedhjet e shkuara vendore arriti të marrë 30 mijë vota. Një tjetër parti e vjetër tashmë dhe me një elektorat të sajin të konsoliduar është edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës. Në zgjehdjet e shkuar PDK mori plotë 20 mijë vota dhe duke dhënë një ndihmesë në bashkitë me përqendrim të popullsisë katolike, si Shkodra, Vau i Dejës apo Lezha. Ramën në këto zgjedhje e ka duket se e ka “tradhtuar” edhe PDL e Spartak Ngjelës. As partia e tij nuk ishte në partitë që firmosën marrëveshjen deklaratën e përbashkët një javë më parë. PDL në zgjedhjet e shkuara mori afro 8 mijë vota.
Partitë që largohen nga koalicioni i 2015
LSI – 259934 vota
PDIU – 59701 vota
FRD – 29984 vota
PDK – 20271 vota
Aleanca Arbnore – 12647 vota
PLD – 8607 vota
PRRL – 3919 vota
PFR – 5947 vota
PSHA – 5162 vota
PLDN – 3990 vota
PEI – 3759 vota
PBMSH – 2676 vota
PADSH – 7953 vota
PPAK – 7132 vota
PKSH – 4077 vota
Në total – 435822 vota