Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse Berisha është alarmuar nga Gjykata e Apelit?

21:31 / May 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berisha është destabilizuar papritur pasi Gjykata e Apelit në Tiranë parashtroi procedurën se si do të ballafaqoj legjitimitetin e drejtuesve të Partisë Demokratike pas krizës në të cilën e futi partinë vet Sali Berisha kur ajo u distancua prej tij pas vendimit të SHBA për ta futur familjarisht në listën e zezë. Vendimi nuk është përfundimtar kundër Sali Berishës dhe grupit të tij, por është rikthim në normalitet i një procesi gjykimi të hedhur në erë nga një militant politik i Berishës. 
Po përse është alarmuar kaq shumë Sali Berisha? 
Alarmi vjen jo vetëm nga ajo që pre, por nga pasiguria që ngjall vendimi, pesë ditë para farsës së emërimit të tij në krye të një grupimi që ai dëshiron ta quaj Parti Demokratike. 
I i9nkruajuar nga një vendim arbitrar i një gjykatësi të vetëm në Tiranë, Berisha nxitoi të bëj shpejt një Kuvend dhe tani po nxiton të vetshpallet kryetar për ta bërë fakt të kryer uzurpimin e PD, që në të vërtet është ndarja përfundimtare me PD. 
Ky vendim u jep shansin shumë demokratëve që deri më sot kanë dashur ët besojnë se Berisha ka dhe drejtësinë me vete, se ai po uzurpon partinë. 
Kjo mund të mos i pengoj shumë njerëz të jenë me Berishën, por kjo pengon Berishën të ndjehet i sigurt në demagogjinë e tij të uzurpimit të selisë pas vendimit të një gjykatësi. 
Gjëja minimale që Berisha duhet të bëj nesër në mëngjes, është të mos hyj në një seli për të cilin nuk ka asnjë vendim gjykate në favor, pasi çështja është në gjykim dhe ka dy palë në konflikt. 
Së dyti vendimi krijon pesimizëm afatgjatë për grupimin e tij i cili dhe tani është i tkurrur dhe dëshpëruar nga mungesa e përkrahjes. I braktisur nga 35 deputetë të PD, nga shumë kryetarë degësh të cilët po ruajnë strukturat e PD jashtë tij, dhe mbi të gjitha i poshtëruar publikisht nga SHBA me rastin e vizitës së Mike Pompeo, Sekretar Shteti në kohën e presidentit Trump, kur ka filluar të mbushet dhe dosja Berisha, ai vuan nga paranoja siç e shpreh dhe në deklaratë se pas vendimit qëndron presioni i SHBA. Edhe pse kjo nuk është fare e vërtet, në këtë rast më shumë dëm tek demokratet pro Berishës bën paranoja e Berishës se sa e vërteta. 
Së treti Berisha i ka bindur mbështetësit e vet, se ai është i paprekshëm nga drejtësia dhe i pasulmueshëm prej saj, duke demonstruar një gjuhë të egër ndaj gjykatësve apo prokurorëve që nuk beson .  Kjo i ka funksionuar gjatë me prokurorinë në rastin e Gërdecit dhe 21 janarit dhe ashtu dhe me gjykatësit që kanë pasur çështje të tij apo familjes së tij. Gjuha e egër që përdori sot, është thjesht për tu kujtuar se kur unë ngre zërin drejtësia hesht. Nuk dimë nëse do hesht apo jo drejtësia, por duket që Berishën e ka zënë frikën nga heshtja e tij derisa të dal vendimi. 

alarmuar Berisha Gjykata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.