Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse Berisha nxjerr në podium “Mis Tritolin” ndaj Ambasadës së…

21:08 / December 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kalaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Në përgjithësi, qoftë për të majtët, të djathtët, apo neutralët, Adriana Kalaja me “gallatat e saj” eksplozive duket si kabare, si parodi, një komedi e shtuar gjatë javës.

Por që në të vërtetë nuk ka si të jetë kështu. Kalaja, edhe pse njihet për qëndrimet e saj “jo ortodokse” nëse do t’i bënte “ashtu në përgjithësi” si përshembull Fred Cako, nuk do të shkaktonte problem.

Por ajo është një folëse kryesore në mitingjet e Partisë Demokratike. Ku sipas të gjitha gjasave ato zgjidhen nga një hierarki, edhe nëse nuk zgjidhën, nëse flet broçkulla herën tjetër i thuhet: pi një çaj kamomili!

Bombat e Kalasë, duket më shumë mina me sahat, sesa kapsolla fundviti. E pikërisht këtu është problemi, që është qartësisht politik.

Adriana, me profilin e saj të qartë antiamerikan është kthyer në politikanen më të dashur për divanin e doktorit, e kjo shikohet qartë.

Vendosja e saj në Tiranë si një nga njerëzit kryesorë të fushatës nuk ka nevojë për koment. Kalaja përveç rastit të teatrit, të gjithë betejën e saj e ka fokusuar te tritoli ndaj ambasadës së SHBA. Një politikan normal do të thoshte; është vajzë e devotshme, por e kalon masën. Do ta merrte në telefon e t’i thoshte: Adri, qetsohu, nuk jemipër tritol, jemi për kritika. Por jo, askush s’i ka thënë dhe Kalaja ka vijuar në propgresion aritmetik shantazhin e saj me dinamit.

Që PD e Sali Berishës ka një afërsi me të gjithë miqtë kimikë të dinamitit, kjo u pa që në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit. Por në atë kohë dinamiti ishte ndaj uzinave, fabrikave, depove, me një fjalë infrastrkturës së shtetit. Por Kalaja e ka me amerikanët dhe flet shumë për tritol, gjë që ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhija, thotë se ka hënë edhe urhër për të bërë shkrumb e hi ambasadën,

Haxhija sot nuk ka lidhje me PD, por Kalaja po. Është folësja e parë. E përzgjedhura e doktorit, për të treguar se në PD edhe nëse ka dy vetë, njëri do i vëjë bombën SHBA për inat të Salës. E kjo është Adriana Kalaja, që është vendosur shefe e qarkut Tiranë. Me një llaf, shefja e tritolit antiamerikan. Kaq. 

Berisha mis tritoli podium
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.