Një vepër e fundit murale e bërë në Tiranë është kaq depresive saqë nuk i ka shpëtuar vëmendjes së askujt.
Piktura në fjalë të jep mesazhin sikur gruaja është skllave e burrit, megjithatë jo shumë e kanë kuptuar se cila është domethënia e saj.
Moderatorja Fatma Haxhialiu ka filmuar nga afër pikturën për të cilën shprehet se është shumë depresive.
“Më falni pak për injorancën por çfarë kuptimi ka kjo piktura murale kaq e frikshme dhe depresive”, thotë Fatma teksa publikon videon në Instastory.
Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe aktori Gentian Zenelaj, i cili i drejtohet me tone më të ashpra kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se këto vepra ta shpifin.
“Pse dita ime duhet të nisë me këtë pikturë depresive.???…pse dita ime të mos nisë me diçka të bukur…Kopjac mediokër ngele…e fillove si Obama ….por ti nuk bëhesh dot si Obama..jo politikisht ..por si person..sepse je Specimen…je kopje…por thellë thellë se kam aspak problem të kopjosh një njeri si Obama që unë e kam idhull meqë ra fjala.. e kam problemin që reklamën e ke si “Obama”..po në të vërtetë je “Trump”…..
Dhe për ta mbyllur “veprat ” e tua të artit nëpër Tiranë thjesht ta shpifin..edhe Cufo dhe Tipi që ke vënë te presidenca…i ke bërë prej hekuri me cepa..ke bërë një Çufo dhe Tipi ku fëmijët nuk luajnë dot….”, shkruan mes të tjerash Zenelaj.