Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Jo vetëm mjekësia popullore, por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.
Mjalti përmban sasi të vogla proteine, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Po ashtu ai shihet si multivitamin.