Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse Elvis Rroshi është metafora e zgjedhjeve të 11 majit

20:36 / April 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Roshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Elvis Rroshi është një personazh politik në Kavajë që u mënjanua me luftë poshtë brezit nga këta të mëdhenjtë. IIir Meta është në burg dhe është kandiat për deputet, Sali Berisha është i pandehur dhe lider i opozitës.

A mund të kthehemi në 2017 kur një personazh fantazmagorik si Tik Llalla pa hapur dosje ndaloi të kandidojë kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës, Elvis Rroshi. Pa gjyq. E kanë harruar! Le ta kujtojmë: E akuzuan për përdhunim minorenësh, e akuzuan për trafiqe, e akuzuan për mjaft krime, por që deri tani ndaj Elvis Rroshit nuk është hapur asnjë procedim.

Sot, Elvis Rroshi është rikthyer në një personazh politik politik ka qenë i tillë de jure, sepse fuqi e tij elektorale në Kvajë është potencile. Sali Berisha ka kandiduar një të afërm të Elvisit, i cili ka dalë me logjikë për ta përkrahur, e mazhoranca i kujton Evizit e mazhorancës të shkuarën.

Kush ka faj këtu në këtë mes? Kanë faj të gjithë, edhe Edi Rama e mazhoranca, por opozita nuk ka gojë më të flasë për gangsterë e të fortë. Sot Sali Berisha sulmoi Xhabaftët në Vorë kot fare sepse fuqia atje është tjetër kush, siç kur shkon në Shkodër e sulmon Bajret por mbron Licët, nuk është parti është thjeshte një palë ndërluftuese.

PD ka mbushur dynjanë në 8 vite për aspektin e krimit, për të fortët, për njerëzit që i japin fuqi lobit criminal. Narracioni i PD kishte logjikë por ishte i njjëanshëm. Megjithatë altoporlantët nuk linin vend për logjikë, sepse kishte thjeshtë kaseta që shtypej butoni. 

Elvis Rroshi si përkrahës i PD sot në Kavajë është një gjë krejt normale. Ish-kryebashkiaku me të drejtë mbështet njeriun e tij, të afërmin e tij, në sy të hapur të bashkëqytetarëve. Po PD? Pse nuk flet? E ka quajtur përbindësh? Apo Elvisit i pranon votat por jo krimet?!

11 majit Elvis Rroshi metafora ylli pata zgjedhjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.