Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Pse fëmijët mësojnë më lehtë sesa të tjerët?

23:11 / January 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femijet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumëkush e di se të mësuarit është një proces më i lehtë kur je fëmijë sesa i rritur. Por pse ndodh kjo? Çfarë e bën trurin e fëmijëve më efektiv se të një të rrituri? Përgjigja vjen nga një studim i botuar së fundmi në “Current Biology”, që vëzhgoi për herë të parëpërqendrimet e neurotransmetuesit acid Gama-Aminobutirik (GABA), gjatë dhe pas përvojave të të mësuarit perceptues vizual (VPL).

Mësimi mund të përkufizohet si “efektiv”, kur i jep mundësi individit të shtojë njohuritë dhe forcojë aftësitë e tij në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë proces, është thelbësor konsolidimi i informacionit të ri, në mënyrë që përvetësimet e mëvonshme të të dhënave të mos e mbingarkojnë atë.

Pra njohuritë e reja duhet të mësohen përmendësh. Në këtë kuptim, një rol të rëndësishëm në stabilizimin e informacionit luan GABA, një nga neurotransmetuesit frenues më të fuqishëm të sistemit tonë nervor qendror, i prodhuar nga korteksi cerebral. Megjithatë, deri më sot, nuk ishin sqaruar mekanizmat neuronalë përgjegjës për këtë proces tek fëmijët.

Prandaj duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike (MRS), studimi u fokusua për herë të parë tek ndryshimet në përqendrimet e GABA-s para, gjatë dhe pas eksperimenteve të të mësuarit në zonën kortikale vizuale të fëmijëve dhe për krahasim të të rriturve.

Çfarë na tregojnë rezultatet? Tek fëmijët, nivelet e GABA-s janë më të ulëta se sa tek të rriturit përpara fazës së të mësuarit, sepse përgjigja frenuese ndaj neurotransmetuesit nuk është zhvilluar ende plotësisht. Por gjatë mësimit, u vu re një rritje e shpejtë e përqendrimeve të GABA-s, e cila vazhdon edhe kur ka përfunduar faza e përvetësimit të njohurive.

Tek të rriturit, mbeten të pandryshuara nivelet e neurotransmetuesit. Për të verifikuar nëse ndryshimet në përqendrimet e GABA-s janë në fakt përgjegjëse për mësimin më të shpejtë tek fëmijët, studiuesit kryen eksperimente të sjelljes që përfshinin grupe të tjera fëmijësh. Rezultatet tregojnë se tek fëmijët, stabilizimi i njohurive të reja ndodh pak minuta pas seancës mësimore, ndërsa tek të rriturit, në përputhje me studimet e mëparshme, ndodh ajo të cilën studiuesit e kanë përcaktuar si “gjendje e brishtë e të mësuarit”, e cila ka një shtrirje kohore prej 60 minutash.

Këto rezultate sugjerojnë se tek fëmijët, një përqendrim më i lartë i neurotransmetuesitGABA gjatë formimit të njohurive të reja, bën të mundur që të mësuarit të stabilizohet më shpejt sesa tek të rriturit. Studimet e ardhshme mund të përcaktojnë nëse mekanizma të ngjashëm përfshihen edhe në procese të tjera të të mësuarit.

femijet lehte mesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

A e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij? Keijsi: Është ende herët

17:40 / February 1, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.