Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

17:53 / March 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1724772195 kreshnikspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Buzëqeshja për fitoren e Trump po ju ngrin gradualisht në buzë. Disa festuan dy muaj rresht dhe gënjyen pa pushim duke shfrenuar çdo imagjinatë perverse politike dhe mediatike duke na thënë:

-Trump do shkrijë SPAK-un

-Trump do arrestoj Yuri Kim

  • Trump do heq dekoratën Dumanit
  • Trump do heq Non-Grata Berishës
  • Trump do ftoj Berishën në SHBA
  • Trump do rrëzoj qeverinë Rama

DASH brenda javës u fundosi “kalanë e rërës” që ngriti Sali Berisha dhe partia e tij.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi:

  • Një detyrë të re për Yuri Kim
  • Asnjë hetim për diplomatët në Shqiperi
  • Zgjerimin e listës Non-Grata
  • Zhbllokim të fondeve të USAID
  • Mbështetje për SPAK

Dje ekspertët e OPDAT janë rikthyer në SPAK dhe GJKKO duke vazhduar punën aty ku e kanë lënë një muaj më parë. Departamenti i Drejtësisë amerikane sponsorizon programe që synojnë përmirësimin e sektorëve të drejtësisë penale – Programin e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT)

Misioni qendror i OPDAT-it ndihmon strukturat e drejtësisë penale dhe të zbatimit të ligjit, me theks të veçantë në korrupsionin publik, krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Dje SHBA konfirmoi se SPAK nuk është produkt i Aleks Soros por një investim amerikan që nga mandati parë i Presidentit Trump. Beteja e tyre 28 vjeçare për një shtet ligjor në Shqipëri do të vazhdojë. Ky është një projekt gjeopolitik i amerikanve në rajon.

Në këtë luftë do ketë shumë viktima dhe të parët në listë janë ata që e penguan dhe tentuan ta shkrinë apo ti ulin qepenin.Ëndrrat me mbylljen apo shkrirjen e prokurorisë speciale do marri edhe një përgjigje speciale. Për ata që nuk e besojnë duhet durojnë deri dy javë pas zgjedhjeve, ashtu siç ndodhi pas votimeve të 2021 kur SHBA e shpalli Non-Grata Sali Berishën, por që sigurisht si një shtet mik ata nuk ndërhyn përpara në zgjedhje por dy javë pas rezultatit të votimeve.

Duroni deri në fundin e muajit Maj dhe çdo kush do kujtoj profecinë e ambasadores fuqiplotë të Donald Trump në Tiranë kur tha: “Do haj bar, kush i shkon pas Berishës.” Askush nuk duhet harrojë që politikani i cili festoj më shumë fitoren e Trump ishte serbi Dodik në Bosnje dhe një javë më parë u dënua me burg dhe morri arratinë për ti shpëtuar prangave.

I dyti që festoi zgjedhjen e Trump kaq shumë ishte Sali Berisha. Mos u habisni që në qershor Trumpin do e konsideroj të korruptuar dhe anti-shqiptar. Thjesht është çështje kohe deri sa SHBA të jap mesazhin se i ka vënë “kryqin” përjetsisht. Dashuria e tij për Trump do shuhet në 12 Maj. Thjesht do i duhet të paguaj shumë shtrenjtë keqpërdorimin e emrit të Trump.

Berisha Kreshnik Spahiu Rama spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.