Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse gratë diagnostikohen më vonë se burrat

21:58 / August 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diagnostifikim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim danez ka zbuluar se kur vjen puna tek sëmundjet, gratë diagnostikohen më vonë se burrat. Të dhënat tregojnë se kur vjen puna tek sëmundja e kancerit, një grua diagnostikohet të paktën 2 vjet e gjysmë më vonë se një  burrë.

Sa i përket diabetit, një grua diagnostikohet 4.5 vjet më vonë se një burrë. Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e plot 6.9 milionë njerëzve.

Vonesat në diagnostikim i atribuohen shkaqeve të ndryshme ku përfshihen: faktori gjenetik, mjedisi dhe paragjykimet gjinore në sistemin shëndetësor. Gjetjet e studimit ishin shumë befasuese për rrethin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Kjo për arsyen sepse meshkujt zakonisht kanë tendencën të shtyjnë dhe anashkalojnë rëndësinë e një vizite tek mjeku.

Osteoporoza bën përjashtim

Studimi tregoi se osteoporoza, ose sëmundja që dobëson kockat, bën përjashtim në trendin e mësipërm të diagnostikimit. Në rastin e osteoporozës, gratë diagnostikohen përpara se të vuajnë nga një frakturë.

Për meshkujt ndodh e kundërta. Tek diagnostikimi i sëmundjeve luan një rol edhe përcaktimi i pavullnetshëm dhe paragjykimi gjinor që u bëhet sëmundjeve. Për shembull, osteoporoza njihet si ‘sëmundje e grave’.

Kjo mund të jetë arsye përse burrat anashkalojnë vizitat për shëndetin e kockave dhe më pas diagnostikohen me sëmundje në një fazë të rëndë të saj. Sëmundjet e zemrës, njihen si ‘sëmundje për burrat’ e kjo mund të jetë arsyeja përse analizat janë disi të anshme e të orientuara drejt specifikave shëndetësore të një burri. Ndryshimet gjinore dhe biologjike janë një bazë e fortë që duhen marrë në konsideratë gjatë kryerjes së analizave, thonë ekspertët.

Nevoja për analiza të personalizuara sipas gjinisë

Ekspertët danezë nënvizuan se autoritetet shëndetësore duhet të vendosin gjininë si kriter kur kryejnë analiza diagnostikuese. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të shpëtohen jetë por do të mundësohet një cilësi më e mirë jetese për gratë dhe burrat.

Burrat diagnostikim grate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.