Mendime të çrregullta
Të jesh e kontrolluar dhe e lënduar është traumatizuese. Kjo çon në konfuzion, dyshime ndaj vetes dhe të tjerëve, madje dhe vetë-fajësim. Dhunuesit ngacmojnë dhe akuzojnë viktimat, gjë që i bën ato të ndihen të dëshpëruara dhe në faj.
Vetëvlerësim i dëmtuar
Shumë gra shkojnë deri në pikën, ku besojnë se kanë bërë një gabim dhe e meritojnë dhunën. “Ai më bëri të besoja se isha e pavlerë dhe vetëm”. Kjo mungesë e vetëbesimit bën që këto gra të qëndrojnë në të njëjtin ambient abuzues për një kohë të gjatë.
Frika
Kërcënimi i dëmtimit fizik dhe emocional është i fuqishëm dhe dhunuesit e përdorin këtë për të kontrolluar viktimën. Përpjekja për të lënë një dhunues është e rrezikshme. Shumë gra shprehen se nuk kanë mundur të ikin për shkak të kërcënimeve të dhunuesit kundrejt fëmijëve apo të afërmve të tjerë të viktimës.
Dëshira për të qenë shpëtimtare
Shumë prej grave folën për një dëshirë për t’i ndihmuar ose dashuruar partneret e tyre me shpresën se do mund t’i ndryshonin ata, shkruan anabel. Të tjera, ndjenin keqardhje për historitë e dhunuesit dhe vendosën të vinin nevojat e partnerit përpara të tyres.
Fëmijët
Këto gra, vendosin gjithashtu fëmijët e tyre në vend të parë. “Unë doja që djali im të kishte baba”, “Qëndrova për 20 vite e abuzuar, për të mbrojtur fëmijët.”
Pritshmëritë dhe përvojat familjare
Disa prej grave përmendën presione familjare e fetare: “Nëna ime më tha që Zoti do më mohonte nëse e prishja martesën.” Të tjera gra thonë se janë rritur në vende të dhunshme. “Im atë ishte i dhunshëm. Mbase prandaj, gjeta dikë ashtu si babai im. Nëse rritesh nga kafshët, do të bëhesh partner me ujqërit.”
Kufizimet financiare
Shumë prej grave nuk mund t’i largohen një marrëdhënieje abuzive, për shkak të problemeve financiare. Ato shprehen se kanë fëmijë të vegjël apo se nuk mund të punojnë nga kontrolli i abuzuesit.
Izolimi
Një taktikë e zakonshme e partnerëve manipulues, është të ndajnë viktimën e tyre nga familja dhe miqtë. Ndonjëherë ky izolim është fizik: “Unë isha vendosur në një pyll të largët dhe ai përdorte djalin tim të vogël, për të më mbajtur aty”, ose emocional: “Mund të zgjedhësh: miqtë dhe familjen, ose mua”.