Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

19:22 / February 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1724772195 kreshnikspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës të mos votojë Albin Kurtin. Madje thirrja e SHBA ka shkuar më tej duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm pë BE, NATO dhe SHBA. I deleguari i Presidentit Trump ka theksuar se: “BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.” – thekson Richard Grenell.

Qëndrimi SHBA vjen 5 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kujtojmë që qeveria Kurti 1 është rrëzuar 5 vjet më parë nga Donald Trump në mandatin e parë dhe SHBA janë të vendosura mos bashkpunojnë me politikanin më anti-amerikan në trevat shqiptare, siç e konsiderojnë ata. Ndërkohë aktivistët e Vetevendosjes justifikohen se Kosova është sovrane dhe SHBA duhet zgjedh populli liderët e saj.

Tre pyetjet që shtrohen janë:

1- Kosova i çlirua vetë apo nga amerikanët?
2- Pse Kosova nuk e fitoi pavarësinë dot e vetme për 1000 vjet luftë por e fituan për 100 ditë kur bombardoi Amerika?
3- Nëse SHBA nuk do e njihte Kosovën si shtet, a do egzistonte sovraniteti i saj apo jo?

Sigurisht mosmirënjohësit e Vetëvendosjes janë gati ti shpallin luftë perëndimit, vetëm për kolltukun e Albinit. Por ky është vetëm fillimi. Çuritërisht sot Tirana heshti. Heshtën partitë e reja dhe të vjetra. Heshtën liderët e ri dhe të vjetër. Kjo tregon sa pak politik prodhon Tirana dhe sa pa integritet është klasa politike shqiptare.
Çuditërisht heshtën edhe Trumpistët e Tiranës. Ata heshtën dhe nuk dihet me kë janë: Me Trump apo me Albinin? Në fakt ata heshtën sepse kanë frikë sepse po ju vjen rradha.

Ata e dinë që nuk është e largët dita kur Trump të bëjë thirrje se kush duhet të votohet në Shqipëri. Atë ditë Trumpistët e Tiranës do duken në sytë e shqiptarve si super Trapa. Ëndrra e tyre se do përdorin Trump për të ardhur në pushtet do kthehet në bumerang ditën që Musk dhe Grenell do bëjnë thirrje: Mos votoni Non-Gratat e SHBA. Atë ditë trumpistët e Shqipërisë do thonë: “Trump sapo u korruptua”. Duroni pak: “Është rradha e tyre”

Albin Kurti Kreshnik Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.