Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pse ikin mjekët? Zv/ministrja: Kemi plotësuar nevojat, s’kemi mungesë mjekësh

22:06 / July 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
entela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.ministrja e shëndetësisë Entela Ramasoçaj është shprehur ditën e sotme në ‘Top Story’ se të gjitha spitalet shtetërore janë të plotësuar me mjekë specialistë.  Sipas saj, të gjithë mjekët janë të lirë të lëvizin jashtë vendit, por edhe të kthehen nga jashtë pasi kanë marrë eksperienca në vendet më të zhvilluara. Ramasoçaj u shpreh se kuotat janë rritur vitet e fundit dhe sërish do të rriten.

“Ky është një fenomen që nuk është lënë asnjëherë në rënie të lirë. Bëhet fjalë nga viti 2014 që ne për herë të parë hapëm pas 4 vitesh specializimet afatgjata pikërisht për të specializuar mjekë për sistemin shëndetësor, shoqëruar kjo me rritjen e kuotave. Vitin e kaluar shtuam kuotat me 100, këtë vit edhe 50 më tepër, vitin tjetër edhe 50 më tepër. Ne nuk kemi të dhëna që të jenë rritur të dhënat e largimit të stafeve tona shëndetësore, por patjetër që janë të lira, mjekët infermierët janë të lirë të lëvizin. E rëndësishme është që ne kemi arritur të plotësojmë nevojat për mjekë specialistë në spitalet tona rajonale e bashkiake. Ne nuk kemi mungesë të mjekëve specialistë në spitalet publike. Kjo është një çështje dinamike, patjetër që mjekët janë të lirë të lëvizin ashtu siç mund të kthehen pasi kanë pasur një eksperiencë pune në vendet e zhvilluara.”- tha Entela Ramasoçaj.

Entela Ramasoçaj kuotat mjeket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.