Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kafe me qumesht
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa prej njerëzve mund ta pëlqejnë kafen shqeto. Por shkencëtarët tashmë thonë se këta konsumatorë të kafes duhet të heqin dorë nga kjo ide. Në teori, t’i hedhësh qumësht kafesë e bën atë dy herë më të mirë për konsumuesin. Kafeja është e mbushur me anti-oksidantë që quhen polifenole. Për këto të fundit është zbuluar se reduktojnë inflamacionin.

Inflamacioni është reagimi i trupit ndaj një kërcënimi si bakteret, toksinat madje edhe temperaturat ekstreme. Por inflamacioni kronik rrit rrezikun për diabet, sëmundjet e zemrës, kancer dhe artritin reumatologjik.

Kërkimi i ri sugjeron që konsumimi i produkteve të pasura me polifenole me ato që janë të pasura me shumë aminoacide, siç është qumështi, i bëjnë antioksidantët edhe më shumë efektivë në reduktimin e inflamacionit.

Shumë pak studime kanë parë se çfarë ndodh kur polifenolet kombinohen me të tjera molekula në ushqime, siç janë aminoacidet. Polifenolet gjenden edhe në fruta, zarzavate, çaj, verë të kuqe dhe birrë.

Për të studiuar këtë gjë, kërkuesit nga Universiteti i Kopenhagenit aplikuan inflamacionin artificial në qelizat imune. Disa prej qelizave morën doza të ndryshme polifenoli që kishin reaguar ndaj një aminoacidi (duke reflektuar në këtë mënyrë kafen me qumështin), ndërsa të tjera morën doza polifenoli në të njëjtën dozë (duke pasqyruar kështu kafen shqeto).

Studimi zbuloi se qelizat imune të trajtuara me këtë kombinim ishin dy herë më efektive në ‘luftimin’ e inflamacionit, krahasuar me qelizat ku u shtuan vetëm polifenole.

“Një kombinim i proteinave dhe anti-oksidantëve dyfishon vetitë anti-inflamatore në qelizat imune”, thanë kërkuesit, të cilët e publikuan studimin e tyre në Gazetën për Kiminë Agrikulturore dhe Ushqimore.

Gjetjet sugjerojnë që kafja me qumësht ka një efekt anti-inflamator. Qumështi është i pasur me proteina dhe përmban 9 aminoacide të rëndësishme që nevojiten nga njerëzit.

kafe qumesht shkenctaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.