Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse kanceri po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë?!

21:06 / January 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cancer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta kundër kancerit shpesh na sjell lajme të mira. Megjithatë, ekziston një statistikë që nuk është e mirë dhe që mbetet e mbuluar me mister. “Është një fakt shqetësues!”, thotë Roberto Burioni, virologu në San Raffaele në Milano. “Gjatë 20 viteve të fundit ka pasur një rritje të qartë të incidencës së disa kancereve serioze te të rinjtë. Dhe ende nuk e dimë pse.”, shpjegon Burioni.

Në korrik 2023, Shoqata Amerikane e Kancerit llogariti se ndërsa diagnozat e kancerit kolorektal mbi moshën 50 janë pothuajse përgjysmuar, ato nën moshën 55 vjeç janë dyfishuar nga viti 1955 deri më sot (me një shpejtësi më të madhe që nga vitet 1990).

Ata tani përfaqësojnë një në pesë raste. Në shkurt 2023 Bmj Oncology publikoi një tjetër studim, i cili shqyrtoi të dhënat nga pothuajse të gjitha vendet e botës. Diagnozat e kancerit te njerëzit nën 50 vjeç u rritën me shifra alarmante, 79% midis viteve 1990 dhe 2019, ndërsa vdekjet u rritën me 28%.

Fajtorët e mundshëm të rritjes!
Studiuesit nuk kanë ende një shpjegim përfundimtar përse kanceri po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, por disa të dhëna vijnë nga llojet më të diagnostikuara të kancerit. Kanceri kolorektal, ka më shumë gjasa të rritet, duke bërë që shumë ekspertë të besojnë se ndryshimet në dietë dhe në stilin e jetës që filluan në mesin e shekullit të kaluar mund të jenë të paktën një pjesë e problemit.

Studiuesit po shqyrtojnë gjithashtu nëse ndryshimet në mikrobiomën, e cila luan një rol kyç në shëndetin e përgjithshëm, duke përfshirë tretjen dhe rregullimin e sistemit imunitar, po rrisin ndjeshmërinë ndaj kancerit. Këto ndryshime mund të jenë për shkak të një konsumi më të madh të ushqimeve të pasura me yndyrna të ngopura dhe sheqerna, gjë që rrit rrezikun e obezitetit në fëmijëri dhe ndryshon përbërjen e mikrobiomës, por ato gjithashtu mund të shoqërohen me një përdorim më të madh të barnave të caktuara, siç janë antibiotikët, të cilët dobësojnë florën e zorrëve dhe aftësinë e mikrobiomës për të na mbrojtur nga bakteret patogjene dhe për të nxitur prodhimin e vitaminave esenciale.

Lidhja midis rritjes së rasteve të kancerit te të rinjtë, obezitetit të fëmijërisë dhe mikrobiomës është ende rrethanore dhe nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht arsyet e rritjes së rasteve të kancerit te të rinjtë. Ekspozimi ndaj niveleve më të larta të ndotjes në fëmijëri, më pak aktivitet fizik dhe konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës besohet se janë mes shkaktarëve.

kanceri studimi te rinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!

21:40 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.