E kuqja dhe ari janë ngjyrat tradicionale të përdorura për të dekoruar teatrot italiane.
Me kalimin e kohës, ato u kopjuan nga shtete të tjera dhe kur u shfaqën kinematë kjo praktikë mbeti.
Ekziston edhe një arsye tjetër. E kuqja është ngjyra që syri i njeriut “e humb” kur errësohet, është ngjyra e parë që bëhet e padukshme në mungesë të dritës. Kështu edhe filmi shijohet më mirë. Kur ka pak dritë në kinema, bluja do të duket më e ndritshme se e kuqja, dhe kur ka dritë të mjaftueshme, situata është e kundërt.
