Na pëlqen të flasim për ëndrrat sepse në këtë mënyrë ne mund të përgatisim veten për të vepruar në situata të rrezikshme, që mund të ndodhin në të ardhmen.
Mënyra se si i vlerësojmë ëndrrat tona ndikohet nga fakti që informacioni negativ që përmbajnë ato, i bën ato të rëndësishme, por shpesh vetëm në sytë tanë.
Pse nuk duhet t’i tregojmë ëndrrat?
Sipas studiuesve, ato tregojnë një informacion që mund të jetë i nevojshëm vetëm për ne.
Nuk është e thënë që bashkëbiseduesi ynë të jetë po aq i interesuar për t’i dëgjuar.
Duhet të kemi parasysh se ëndrrat tona janë të lidhura me emocionalitetin tonë, kështu që rrëfimi ndikohet nga ndjenjat tona.
Ëndrrat që për ne janë të ngarkuara me përmbajtje, mund të duken të parëndësishme dhe nganjëherë qesharake për ata që na dëgjojnë, shkruan meganews.al.
Ne priremi të mendojmë se ëndrrat tona janë me të vërtetë të çuditshme, por në fakt, rreth 80 për qind e ëndrrave përshkruajnë situata të zakonshme.
Çështja është se ne tentojmë të kujtojmë dhe të flasim për ato më të çuditshmet.
Nëse ëndrra na ka mësuar një mënyrë për t’u marrë me një problem, ndarja e asaj historie do të jetë me interes për bashkëbiseduesit, por mund të duken të parëndësishme për ata që e dëgjojnë.
