Koordinatori i Posaçëm Politik në Partinë Demokratike Eduard Halimi është pyetur se përse nuk ka kandiduar për deputet në këto zgjedhje.
Halimi theksoi në “Front line” se do të japë të gjithë kontributin e tij në PD, duke shtuar se pas 25 prillit, shqiptarët do kenë kryeministër normal si Basha, pasi janë lodhur nga keq-qeverisja.
“Ftesa ka qenë që të jem drejtues në një nga qarqet e vendit. Jam në një moment të jetës sime, duke i dhënë PD-së gjithë kontributin tim, pa qenë nevoja për të qenë deputet. Kjo ishte përgjigja ime dhe nuk refuzova atë që mu tha nga familja ime politike.
I kam borxh familjes time politike dhe do i shërbej, pa qenë pjesë e deputetëve. Unë mendoj se njerëzit dalin në rrugë në fushatën e PD-së, sepse duan ndryshim. Lulzim Basha do jetë kryeministër normal, sepse njerëzit janë lodhur nga keq-qeverisja”, u shpreh Halimi.