Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse nuk po kryen testimet për COVID-19? Zbardhet plani i fshehtë i Komitetit Teknik

21:08 / July 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ishp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria Rama po mendon opsionin e dhënies me koncesion të testimit për Covid-19 përmes partneritetit publik-privat. Por deri në momentin që procesi mos të shihet me skepticizëm, vendimi po mbahet ende i fshehtë.

Kjo pasi ky partneritet edhe në raste të tjera është shoqëruar me debate për favorizime klienteliste. Gjithashtu ky plan justifikon edhe numrin e ulët të testimeve që po bëhen në popullatë, për të zbuluar rastet pozitive.

Deklarata është bërë nga deputetja socialiste Klodiana Spahiu, pjesë e komisionit të shëndetësisë e cila pohoi për Euronews Albania, se Komiteti Teknik ka hedhur opsionin e ofrimit të këtij testimi me koncesion përmes PPP-ve, njësoj siç u veprua me shërbimet laboratorike.

Por duket se ky vendim po mbahet ende i fshehtë dhe as nuk po konsultohet me specialistët për të parë nëse është rasti, që procesi ti besohet koncesionarëve. Edhe në rastet e mëparshme kur është aplikuar, ky partneritet është shoqëruar me debate të ashpra për favorizime klienteliste, mosfunksionim apo dëme të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo me sa duket është edhe arsyeja e moslejimit të kryerjes së tamponëve nga klinikat apo spitalet private. Gjithashtu ky plan justifikon edhe numrin e ulët të testimeve që po bëhen në popullatë, për të zbuluar rastet pozitive.

Ish ministri i shëndetësisë Leonard Solis deklaron se testet sot kryen me pajisje kineze, në një kohë kur autoritetet në vend nuk lejojnë kompani amerikane të bëhen pjesë e procesit. Ai ngre alarmin se testime nuk po bëhen as në stafet e spitaleve private, duke rrezikuar që edhe ato të kthehen në vatra infeksioni.

Por çfarë po nxit Ministria e Shëndetësisë, përmes numrit të ulët të testimeve? Ky menaxhim i ka hapur rrugë ilegalitetit të kryerjes së testimeve në vendin tonë. Kjo duket në dëshminë e një zonje nga Tirana, bashkëshorti i të cilës ështe prekur nga virusi. Ajo tregon kalvarin e telefonatave ditë pas dite në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe refuzimin e tyre për t`i bërë tamponin, pavarësisht shenjave që kishte. Pas përkeqësimit të shëndetit të të shoqit dhe përcjelljes që iu bë nga 127, familjarët e bënë testimin në një strukturë private jashtë Tiranës.

Kryefamiljari rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa e shoqja negative. Ky nuk është rasti i vetëm kur ndodh kjo gjë. Duke qenë se të sigurosh tamponin është shumë e vështirë, qytetarët po gjejnë rrugë të tjera për ta siguruar atë, ilegalisht.

Përmes zërave të specialistëve dhe analizës së të dhënave, Euronews analizon situatën epidemiologjike në vend, që rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Vetëm me një rritje të numrit të testimeve në një ditë të vetme, u kapën 30% më shumë të infektuar. Ata do të vijonin të ishin përhapës të sëmundjes, nëse nuk do ta dinin se ishin Covid pozitiv.

Ndërsa ish drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakaj ngre shqetësimin për vdekshmërinë nga virusi, dhe mosraportimin e rasteve nëse nuk janë të shtruar në Infketiv. Sipas Jakaj të gjitha këto tregojnë për një mungesë strategjie, që po përkthehet me shifra reale të sëmurësh afër shifrave të Italisë apo Spanjës.

plani PPP zbardhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.