Epo jo gjithmonë i dimë të gjitha për jetën private të njerëzve të famshëm. Pyetjet në Instastory janë kthyer në trend tashmë nga VIP-at, dhe janë një farë interviste e drejt për drejtë me fansat e tyre.
Kështu ka ndodhur me Afërdita Dreshajn, e cila publikon shpesh foto nga jeta e saj familjare dhe private, dhe ka zgjedhur në instastory që të pyetet nga fansat. Dikujt i kishte rënë në sy se në fotot e Afërditës shfaqet vetëm e ëma, dhe jo i ati. Përgjigja e saj ishte mjaft prekëse dhe emocionuese.
“Nuk e shoh asnjëherë babin tënd në fotot e Instagram-it, pse? Vetëm mamin tënd?!”, ishte pyetja.
Afërdita na emocionoi të gjithëve me përgjigjen e saj, pasi kujtoi ndjekësit se babai i saj ka ndërruar jetë kur ajo ka qenë vetëm 12 vjeçe.
“Do të dojë të kisha mundësi të publikoja fotografi me babin aq sa postoj me nënën. Por babai im ka ikur kur unë isha vetë 12 vjeçe. Ai është engjëlli im”, shkroi Afërdita.