Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.
Erion Veliaj: Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje.
Gjyqtarja: Keni ushtruar detyrën në kuptim faktik, apo keni qenë në mungesë me arsye?
Erion Veliaj: Për shpirt do doja të isha në zyrë jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. Sot gjendem në një absurditet, jam në një roman të Kafkës…
