Artan Hoxha i shpjegon aksionet e policisë ndaj call center-ave si një “rimarrje nën kontroll” të këtij biznesi, pasi duhen fituar para për fushatën zgjedhore.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se këto “biznese” janë ndër më fitimprurëset.
“Nga momenti që janë mbyllur lojërat e fatit në Shqipëri, dy ishin format ku drejtuesit e policisë mund të bënin para, lojrat e fatit të paligjshme, që askush nuk e hap dot pa paguar drejtuesin e policisë. E dyta, call center-at.
Kur erdhi Gledis Nano ka patur operacion në të gjithë territorin dhe u kapën me dhjetëra. Por, operacioni u ndalua.
Çfarë ka ndodhur ditët e fundit që policia u është rikthyer?
Kjo gjë u rikthye për këtë fakt, po ndodh një rimarrje nën kontroll e këtij “biznesi”. Po mblidhet një dorë e mirë për fushatë…”, tha Hoxha.