Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se një ndër arsyet kryesore të rritjes së rasteve me COVID-19 është ulja e temperaturave.
“Patjetër që një nga arsyet kryesore janë dhe temperaturat e ultë për vet logjikën tek virusi por dhe për faktin që ne si njerëz, duke qenë më ftohtë qëndrojmë më shumë brenda, jemi më shumë me njëri-tjetrin, imuniteti jonë bie, ajrosja nuk është aty ku duhet sepse kur është ftohtë jashtë nuk mund të ajrosësh shumë, pra ka shumë elementë. E dyta sepse vet virusi mbijeton më shumë në temperatura më të ftohta, ne këtë e dimë”-thotë epidemiologu Ilir Alimehemeti.
Alimehmeti thotë se ka një ndryshim dhe në klinikën që virusi po shfaq tek të prekurit, duke mos përjashtuar mundësinë e prezencës së variantiteve të reja të COVID në vendin tonë.
“Ka një klinikë që ka filluar ti ngjajë më shumë gripit që do të thotë fillon menjëherë me një temperaturë të lartë mbi 39 që zgjat disa ditë dhe fillon bie drejt zgjidhjes. I ngjanë shumë më tepër gripit, është COVID kjo s’ka asnjë diskutim kjo shihet dhe me shenjat e skanerit por ka filluar ti ngjajë. Është një përqindje e ulët, nuk dominon por kanë filluar dhe raste të këtij tipi”-shpjegoi Alimehmeti.